Zgjidhja e ushtrimit 6 të mësimit 3.3A në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese Botime Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.
Pyetja
Në figurën e mëposhtme, tregoni që trekëndëshi ABC është i ngjashëm me trekëndëshin DEC.
Trekëndëshat janë kënddrejtë, pra e kanë një kënd të barabartë. Tani na duhet të gjejmë dhe një tjetër kënd të barabartë që të vërtetojmë se trekëndëshat janë të ngjashëm. Këndi ∠ACB është i kundërt në kulm me këndin ∠ECD, ndaj ∠ACB=∠ECD=37°. Tani mund të themi që trekëndëshat janë të ngjashëm.
Për të llogaritur dy brinjët e kërkuara, duhet të gjejmë koeficientin e ngjashmërisë. Meqë i kemi të dhëna, gjejmë raportin e dy hipotenuzave, k=BCCE=1020=2. i) DE=AB×k=6×2=12 cm; ii) AC=CD:k=16:2=8 cm