Pyetja
Shkalla e hartës së Kosovës, e paraqitur në figurë, është 1 : 2 400 000.
- Një agjenci udhëtimesh reklamon një udhëtim turistik në itinerarin Prizren-Gjakovë-Pejë-Prishtinë. Gjeni me përafrim largesën e këtij udhëtimi.
- Një turist dëshiron të vizitojë edhe Ferizajn, edhe Gjilanin. Gjeni me përafrim se sa do të zgjasë ky udhëtim shtesë, në qoftë se ai do të udhëtojë me një shpejtësi mesatare prej 70 km në orë.
- Gjeni me përafrim syprinën e Republikës së Kosovës.
