Pyetja
Përdorni trekëndëshin me kulme A(-5, 1); B(-3, 1) dhe C(-1, 4) për të gjetur shndërrimin e vetëm, i cili është i njëvlershëm me:
- rrotullimin me qendër (0, 0) dhe kënd 90 në drejtimin orar dhe më pas rrotullimin me qendër (2, 0) dhe kënd 180 në drejtimin orar;
- rrotullimin me qendër (0, 0) dhe kënd 180 në drejtimin orar dhe më pas rrotullimin me qendër (2, 0) dhe kënd 180 në drejtimin orar;
