Pyetja
Sandri ka 2 pako me 12 letra, secila e shënuar me një nga numrat nga 1 deri në 12.
Ai heq prej njërës pako të gjithë shumëfishat e numrit 4. Më pas, i bashkon të dyja pakot dhe i përzien letrat. Ai kthen dhe sheh letrën që është në krye. Gjeni probabilitetin që letra:
- të jetë shumëfish i numrit 6;
- të jetë numër çift;
- të mos jetë numër i thjeshtë.
