Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa I

Zgjidhja e ushtrimit 5

Zgjidhja e ushtrimit 5 të mësimit 8.3Z në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese Botime Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.


Pyetja

Pasi përizejmë disa letra të shënuara me numrat nga 1 deri në 10, zgjedhim rastësisht një letër. Më poshtë, renditen 4 ngjarje të mundshme.

A Nxirret një numër i thjeshtë. B Nxirret një numër pjesëtues i numrit 36. C Nxirret një numër çift. D Nxirret një numër tek.

  1. Renditni çiftet e ngjarjeve të papajtueshme.
  2. Renditni çiftet e ngjarjeve që përbëjnë të gjithë hapësirën e rezultateve të mundshme.
  3. Shpjegoni pse ngjarjet A dhe C nuk janë të papajtueshme.

Zgjidhja

  1. Ngjarjet C dhe D, numrat çift dhe ato tek nuk kanë asnjë pikë pajtimi, një numër çift nuk mund të jetë edhe tek, apo e kundërta.
  2. Ngjarjet C dhe D sërish, pasi po t'i bëjmë bashkë të dyja bashkësitë i marrim të gjithë numrat që janë të shënuara në letra: numra çift 2, 4, 6, 8, 10; numra tek 1, 3, 5, 7, 9; të gjithë numrat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10.
  3. Ngjarjet A dhe C nuk janë të papajtueshme, sepse numri 2 ndodhet te të dyja bashkësitë, pra është edhe numër i thjeshtë edhe numër çift.