Pyetja
Liljana sheh ofertën e mëposhtme.
Ofertë nga një kompani telefonike
Për një tarifë mujore prej 2000 lekësh, keni:
- 200 mesazhe në muaj.
- 200 minuta kohë bisede në muaj.
- Çdo mesazh shtesë kundrejt tarifës: 5 lekë.
- Çdo minutë bisede shtesë kundrejt tarifës: 8 lekë.
Aktualisht, ajo paguan 3250 lekë në muaj, por ka mesazhe dhe minuta bisede pa kufi. Sipas ofertës së re, sa do të paguante ajo në muajin:
- shkurt, kur ka dërguar 189 mesazhe dhe ka folur për 348 minuta në telefon?
- mars, kur ka dërguar 273 mesazhe dhe ka folur për 219 minuta në telefon?
- A është oferta e re më e mirë për Liljanën? Argumentoni përgjigjen tuaj.
