Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa I

Zgjidhja e ushtrimit Detyra 4

Zgjidhja e ushtrimit Detyra 4 të mësimit Aftësohuni: Fillimi i një Biznesi në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese Botime Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.


Pyetja

Ata e kufizojnë zgjedhjen e tavolinave, duke u bazuar në numrin maksimal të klientëve që mund të kenë.

  1. Pa bërë veprimet, cila nga tavolinat, modeli A apo modeli B, ka syprinë më të madhe?
  2. Llogaritni syprinën e tavolinave.
  3. Modeli A është më i lirë, kështu që ata vendosin të blejnë atë. A është ky një vendim i rëndësishëm? Argumentoni përgjigjen tuaj.

Zgjidhja

  1. Mendoj se modeli B, pasi largesa midis brinjëve të tetëkëndëshit është e njëjtë me diametrin e rrethit të modelit A, por kulmet e tetëkëndëshit do dilnin jashtë syprinës së rrethit duke shtuar kështu më shumë sipërfaqe.
  2. Rrethi me diametër d=1.4d=1.4 metra, do e kishte rrezen r=d2=1.42=0.7r= \dfrac{d}{2} = \dfrac{1.4}{2}=0.7 metra. Syprina e tij del = πr2=π×0.721.54\pi r^2 = \pi \times 0.7^2 \approx 1.54 m2. Syprinën e tetëkëndëshit e gjejmë duke shumëzuar perimetrin e tij me gjysmën e largesës nga qëndra e figurës te brinja përballë. Nëse largesa midis dy brinjëve është 1.41.4 metra, largesa nga qëndra te brinja do ishte 1.4÷2=0.71.4 \div 2 = 0.7 metra. Dhe gjysma e kësaj do ishte 0.7÷2=0.350.7 \div 2 = 0.35 metra. Perimetri nga ana tjetër do na dilte 0.580.58 metra ×\times 88 == 4.644.64 metra. Syprina tani del = 4.64×0.35=1.6244.64 \times 0.35 = 1.624 m2. Kështu vërtetuam se syprina e modelit B është më e madhe se syprina e modelit A, 1.624>1.541.624 > 1.54.
  3. Mendoj që dy tavolinat kanë një diferencë të vogël në syprinë dhe nuk bën shumë ndryshim, ndaj meqë në fillimin e një biznesi janë më të rëndësishme paratë, atëherë shokët bëjnë mirë të kursejnë dhe t'i shpenzojnë paratë në gjëra të tjera.