Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa I

Zgjidhja e ushtrimit 10

Zgjidhja e ushtrimit 10 të mësimit Përsëritje për krerët 1-6 në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese Botime Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.


Pyetja

Shishja A e laboratorit përmban 80 ml acid sulfurik, kurse shishja B përmban 100 ml ujë. Xhulia hedh 20 ml ujë nga shishja B në shishen A.

  1. Ç'pjesë e sasisë së lëngshme në shishen A është ujë?
  2. Acidi sulfurik dhe uji në shishen A janë përzier së bashku. Një lugë me 20 ml nga kjo përzierje hidhet në shishen B. Sa: i) acid sulfurik përmban luga? ii) ujë përmban luga?
  3. Gjeni vëllimin e acidit sulfurik dhe të ujit në: i) në shishen A; ii) shishen B.

Zgjidhja

  1. Në shishen A u shtua 20 ml ujë mbi 80 ml acid sulfurik që ishte aty brenda, duke e çuar totalin e sasisë së lëngshme në 20 + 80 = 100 ml. Uji zë 20100\dfrac{20}{100} e sasisë së lëngshme të shishes, ose 20100=15\dfrac{\cancel{20}}{\cancel{100}} = \dfrac{1}{5}.
  2. i) Meqë janë përzier së bashku, atëherë një lugë e marrë nga shishja do përmbante 15\dfrac{1}{5} ujë dhe pjesën e mbetur, 45\dfrac{4}{5}, acid sulfurik. Nga 20 ml gjithsej, luga do kishte 45×20=16\dfrac{4}{5} \times 20 = 16 ml acid sulfurik. ii) Nga 20 ml gjithsej, luga do kishte 15×20=4\dfrac{1}{5} \times 20 = 4 ml ujë.
  3. i) Në pikën b të ushtrimit u hoqën 20 ml përzierje nga shishja A, që do të thotë se kemi mbetur me 80 ml përzierje në të. Nga këto kemi 15×80=16\dfrac{1}{5} \times 80 = 16 ml ujë dhe 45×80=64\dfrac{4}{5} \times 80 = 64 ml acid sulfurik. ii) Në shishen B kishim 100 ml ujë të pastër, ku më pas mbeti vetëm 80 ml ujë pasi Xhulia hodhi 20 ml ujë në shishen A. Në pikën b u shtua 20 ml përzierje në shishen B, ku nga të cilat kemi 15×20=4\dfrac{1}{5} \times 20 = 4 ml ujë dhe 45×20=16\dfrac{4}{5} \times 20 = 16 ml acid sulfurik. Katër mililitrat e ujit të lugës i bashkohen 80 ml e ujit që kishte shishja B duke e çuar totalin në 84 ml ujë, dhe vetëm 16 ml do ishin acid sulfurik që erdhën nga luga.