Pyetja
Melisa ka marrë një kredi prej 2 000 000 lekësh. Ajo paguan 11 000 lekë në muaj. Kjo shumë mbulon vetëm interesin e huas së saj, prandaj ajo vazhdon t'i detyrohet bankës 2 000 000 lekë.
a) Sa është norma e interesit të thjeshtë vjetor?
Pasi paguan për 20 vjet këste mujore prej 11 000 lekësh, ajo e shlyen kredinë.
b) Sa para ka paguar ajo në 20 vite?
c) Sa është shuma e parave të paguara si përqindje e shumës fillestare të marrë hua?
