Katër shokët vendosin të marrin një kredi biznesi në mënyrë që të furnizojnë restorantin.
- Në qoftë se shuma më e madhe që ata mund të rimbursojnë në vit është 500000 lekë, sa është kredia që mund të marrin me një normë interesi prej: i) 6%? ii) 8%?
- Në qoftë se ata marrin hua 3000000 lekë, sa do të jetë secila pagesë vjetore kur norma e interesit është: i) 6%? ii) 8%?
- Në qoftë se ata marrin 3000000 lekë, por nuk mund të paguajnë më shumë se 800000 lekë në vit, sa është norma maksimale e interesit me të cilën ata mund të marrin kredi?
- Niki ankohet që formula e pagesave është shumë e gjatë. Albi i thotë atij se formula mund të shkruhet edhe: C=1+iA(1−(1+i1)1−(1+i1)5). Rovena thotë se edhe kjo formulë mund të thjeshtohet në: C=iA(1−(1+i1)5). Duke u nisur nga formula e Albit, tregoni se formula e Rovenës është e saktë.
- Më pas, Niki ankohet se nuk arrin të gjejë shumën për t'u paguar në vit. Tregoni se ai mund ta bëjë këtë duke u nisur nga formula në kërkesën d dhe duke shprehur ndryshoren A në varësi të ndryshoreve të tjera.