Zgjidhja e ushtrimit 8 të mësimit Vlerësim 10 në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese undefined me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.
Në një udhëtim me autobus, bileta për një të rritur është a lekë, kurse bileta për një fëmijë është c lekë. Biletat për 2 të rritur dhe 3 fëmijë kushtojnë 480 lekë; biletat për 3 të rritur dhe 5 fëmijë kushtojnë 760 lekë. Sa kushton: i) një biletë për të rritur?; ii) një biletë për fëmijë?
Një patë magjike bën vezë kafe dhe të arta. 5 vezë kafe dhe 2 vezë të arta së bashku kanë masën 200 g, ndërsa 8 vezë kafe dhe 3 të arta së bashku kanë masën 310 g. Gjeni masën e një veze të artë.
5 pako karamelesh "Smile" dhe 3 pako karamelesh "Hello" kushtojnë 1410 lekë. 3 pako "Smile" dhe 1 pako "Hello" kushtojnë 670 lekë. Gjeni koston e secilës pako karamelesh.
Një DVD kushton d lekë dhe një CD kushton c lekë. 3 DVD dhe 2 CD kushtojnë 460 lekë. 1 DVD dhe 3 CD kushtojnë 270 lekë. Sa kushton: i) një CD?; ii) një DVD?
Sokoli mund të blejë 2 dele dhe 6 viça, ose 10 dele dhe 2 viça për 40000 lekë. Cili është çmimi: i) i një deleje?; ii) i një viçi?
Ermiri do të shkojë për peshkim dhe i nevojiten karrema. Ai blen 5 larva dhe 6 krimba për 280 lekë ose 6 larva dhe 12 krimba për 480 lekë. Cili është çmimi: i) i një larve?; ii) i një krimi?