Pyetja
Tre gjuetarë UFO-sh janë në terren, në kërkim. Altini është ekzaktësisht 10 km në veri të Bertit, kurse Klevi është ekzaktësisht në lindje të Bertit. BKA = 60
a) Ndërtoni trekëndëshin ABK duke përdorur vetëm vizore dhe kompas.
Altini dhe Klevi shikojnë një UFO 7 km larg secilit duke lëvizur përgjatë përmesores së tyre. UFO-ja është në juglindje të Altinit dhe në verilindje të Klevit. 2,5 sekonda më vonë, Berti e sheh UFO-n në përgjysmoren e këndit BKA.
b) Përdorni vetëm vizore dhe kompas për të shënuar në figurë të dyja pozicionet e UFO-s.
c) Matni dhe shënoni sa ka udhëtuar UFO-ja për 2,5 sekonda.
d) Llogaritni dhe vlerësoni shpejtësinë e UFO-s.
