Pyetja
- Në hartën e një pjese të Tiranës është përdorur shkalla 1 : 20 000. Sa metra është një rrugë në Tiranë, në qoftë se në hartë ajo është 1 cm?
- Në hartë Muzeu Kombëtar është 5,85 cm larg nga kopshti zoologjik. Sa larg janë ata në realitet? Përfundimin jepeni në km.
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës është 0,96 km larg nga sheshi Skënderbej. Sa larg janë ata nga njëri-tjetri në hartë?
- Një fëmijë i sëmurë, që banon pranë shkollës "Emin Duraku" në Tiranë , duhet çuar në spitalin pediatrik. Në hartën e qytetit, largesa ndërmjet shkollës "Emin Duraku" dhe spitalit pediatrik është 20,75 cm. Ambulanca ecën me 80 km/orë. Tregoni që ambulanca arrin në spital në më pak se 200 sekonda.
