Pyetja
*Jepini përfundimet e rrumbullakosura në dy shifra pas presjes dhjetore, aty ku është e përshtatshme.
- Një pikturë u ble për 2 500 000 lekë. Pas disa vitesh, vlera e saj u rrit me 8,5%. Sa i shkoi vlera pikturës?
- Në vitin 2000, çmimi mesatar i një shtëpie të re ishte 86 100 euro. Në vitin 2010, çmimi mesatar ishte 164 300 euro. Me sa për qind është rritur çmimi i shtëpisë?
- Një kancelari bën printime me madhësi të ndryshme. Punonjësit e saj pretendojnë se syprina e një printimi me përmasa 30 cm me 40 cm është 45% më e madhe sesa syprina e një printimi me përmasa 25 cm me 35 cm. A kanë ata të drejtë? Argumentoni përgjigjen tuaj.
