Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa I
Zgjidhje ushtrimi

Zgjidhja e ushtrimit 1

Zgjidhja e ushtrimit 1 të mësimit Vlerësim 4 në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese Botime Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.


Pyetja

Një menaxher shënon kohën që pjesëtarët e stafit shpenzojnë me postën elektronike personale gjatë orëve të punës.

  1. Ndërtoni një diagram rrethor për të paraqitur të dhënat.
  2. Për këto të dhëna, gjeni: i) modën; ii) mesoren.
  3. Gjeni mesataren aritmetike të kohës që punonjësit shpenzojnë me postën elektronike personale. Përfundimin rrumbullakoseni në sekondën më të afërt.

Zgjidhja

1
Duke mbledhur gjithë denduritë e dhëna do kishim 263 punonjës të cilëve iu është matur koha që kalojnë me postën personale. Rrethi ka 360°360\degree dhe secila klasë kohe do zërë një pjesë të rrethit. Koha 5 minuta do zërë 75263×360°≈103°\dfrac{75}{263} \times 360\degree \approx 103\degree. Koha 6 minuta do zërë 52263×360°≈71°\dfrac{52}{263} \times 360\degree \approx 71\degree. Koha 7 minuta do zërë 47263×360°≈64°\dfrac{47}{263} \times 360\degree \approx 64\degree. Koha 8 minuta do zërë 31263×360°≈42°\dfrac{31}{263} \times 360\degree \approx 42\degree. Koha 9 minuta do zërë 22263×360°≈30°\dfrac{22}{263} \times 360\degree \approx 30\degree. Koha 10 minuta do zërë 18263×360°≈25°\dfrac{18}{263} \times 360\degree \approx 25\degree. Koha 11 minuta do zërë 12263×360°≈16°\dfrac{12}{263} \times 360\degree \approx 16\degree. Dhe koha 12 minuta do zërë 6263×360°≈8°\dfrac{6}{263} \times 360\degree \approx 8\degree.
2
i) Moda është klasa me dedurinë më të madhe, që do ishte ajo 5 minuta (përsëritur 75 herë). ii) Nga 263 të dhëna, mesorja do ishte vlera e 131 (263÷2=131.5263 \div 2 = 131.5). Nëse mbledhim denduritë do vinim re se vlera e 131 i përket klasës së 7 minutave (75+52=12775+52=127, 127+47=174127+47=174).

Edhe 1 hap deri te përgjigjja

Hapi i fundit është falas në aplikacion

Vazhdo nga hapi 3, me shpjegime të detajuara, formula dhe vizualizime interaktive.

4.8/5100,000+ shkarkimePa pagesë, gjithmonë

Të gjitha ushtrimet e librit, pa asnjë kosto.

Vazhdo në aplikacion