Pyetja
Për secilin nga pohimet e mëposhtme, ose provoni që ai është gjithmonë i vërtetë, ose gjeni një kundërshembull për të treguar se është i gabuar.
- Shumëzimi i një numri tek me një numër çift është numër tek.
- Numrat e thjeshtë kanë një pjesëtues.
- Shuma e dy numrave çift është numër çift.
- Katrori i çdo numri është më i madh se 0.
- Prodhimi i dy numrave të thjeshtë është numër tek.
- Shuma e tre numrave të njëpasnjëshëm çift, plotpjesëtohet me 6.
- Katrori i një numri nuk është numër i thjeshtë.
