Pyetja
Tarifat për një numër celulari me kontratë janë 15 lekë për çdo minutë, në qoftë se telefonata kryhet nga ora 09:00 deri në orën 20:00 dhe 12 lekë për minutë për orët e tjera. Çdo SMS kushton 14 lekë gjatë gjithë kohës.
- Shënoni me koston për minuta nga ora 09:00 deri në orën 20:00, për minutat e tjera dhe SMS-të e dërguara. Shkruani një formulë që paraqet koston.
- Ani bën një telefonatë me kohëzgjatje 3 minuta e 20 sekonda në orën 13:15 dhe një tjetër nga ora 20:32 deri në 21:07. Ai ka dërguar 8 SMS. Sa i kushtuan të gjitha?
- Aida bëri tri telefonata që zgjatën nga ora 09:39 deri në orën 10:02, nga ora 11:53 deri në orën 12:17 dhe nga ora 19:42 deri në orën 20:15. Ajo dërgoi dhe 25 SMS. Gjeni koston e përgjithshme për telefonatat dhe SMS-të e Aidës.
