Pyetja
- Julia ka veshur këpucë me taka. Secila takë ka syprinë 1 cm2. Julia peshon 550 njutonë. Sa trysni ushtron taka e Julias kur ajo ka vetëm një këmbë në tokë?
- Elefantët ecin duke mbështetur dy këmbë njëkohësisht në tokë. Gjurma e një këmbe elefanti është afërsisht rrethore, me diametër 45 cm. Elefanti peshon 55 000 njutonë. Sa trysni ushtron njëra këmbë e elefantit kur ai ka dy këmbë në tokë?
