Pyetja
Marku niset me makinë nga shtëpia në orën 14:00. Ai ndalon të furnizohet me naftë dhe më pas vazhdon udhëtimin e tij. Marku kthehet në shtëpi në mbrëmje. Grafiku largesë-kohë paraqet informacion të hollësishëm për udhëtimin e tij.
- Në cilin interval kohor ka udhëtuar Marku më shpejt? Shpjegoni pse.
- Cila ështtë shpejtësia mesatare e Markut gjatë udhëtimit të tij në vajtje?
- Sa është shpejtësia mesatare e Markut gjatë udhëtimit të tij për t'u kthyer në shtëpi?
- Koeficienti këndor i drejtëzës pas orës 16 është negativ. Çfarë tregon një grafik i tillë për shpejtësinë?
