Në tabelën e mëposhtme, paraqitet informacioni për popullsinë e botës.
- Ndërtoni një grafik me të dhënat, duke vendosur vitin në boshtin horizontal.
- Ç'lloj funksioni mund të përdoret për të modeluar të dhënat?
- Nëse të dhënat e vitit 1804 dhe 1927 nuk përdoren, ç'lloj funksioni mund të përdoret për të modeluar të dhënat?
- Kur parashikoni që popullimi i botës të arrijë 8 miliard? Argumentoni përgjigjen tuaj.
- Për të modeluar të dhënat, Lola përdor funksionin y = 1,02(x - 1920) + 1 ku x = viti dhe y = popullimi në miliardë. Përdorni formulën e Lolës për të gjetur popullimin e botës në vitin: i) 1974; ii) 1996; iii) 2050.