Pyetja
Jetmira shkon në punë me makinë dy ditë në javë dhe me autobus tri ditët e tjera. Ajo vonohet në 10% të rasteve kur udhëton me makinë dhe në 20% të rasteve kur udhëton me autobus.
- Ndërtoni një diagram pemë, duke treguar probabilitetet për çdo rezultat.
- Jetmira punon 150 ditë në 8 muajt e parë të vitit. Ndërtoni pemën e dendurive për të treguar numrin e ditëve që ajo udhëton me makinë dhe numrin e ditëve që ajo udhëton me autobus dhe se në cilat prej tyre ajo është vonë, apo në kohë, për në punë.
- Vlerësoni sa herë do të jetë vonë ajo gjatë kësaj periudhe.
- Sa është probabiliteti që Jetmira të jetë vonë në një ditë të zgjedhur rastësisht gjatë kësaj periudhe?
