Pyetja
Ana dhe Sokoli mund ta zgjedhin dhuratën e ditëlindjes së tyre nga tri alternativa.
Alternativa e parë: 5000 lekë
Alternativa e dytë: 100 lekë për muajin e parë, 200 lekë për muajin e dytë dhe 300 lekë për muajin e tretë e deri në fund të vitit.
Alternativa e tretë: Gjatë muajit të ditëlindjes së tyre, 1 lekë ditën e parë, 2 lekë ditën e dytë, 4 lekë ditën e tretë, 8 lekë ditën e katërt e kështu me radhë.
Ditëlindja e Anës është më 20 shkurt, ditëlindja e Sokolit është më 5 shtator.
- Cilën alternativë duhet të zgjedhë Ana? Argumentoni përgjigjen tuaj.
- Cilën alternativë duhet të zgjedhë Sokoli? Argumentoni përgjigjen tuaj.
