Pyetja
Shokët duhet të vendosin si do ta blejnë salcën e domates: në kuti kartoni apo kanoçe? Kutitë e kartonit janë futur në një arkë, në dy shtresa. Çdo shtresë përmban 6 kuti salce në thellësi dhe 3 kuti salce në gjerësi.
a) Duke përdour të dhënat në figurë, gieni vëllimin e arkës. Shtoni edhe 5% për vëllimin e paketimit (kartonit).
Arkat janë të vendosura në një raft në formë kuboidi, përmasat e të cilit janë: 70 cm i gjerë, 115 cm i gjatë dhe 180 cm i lartë.
b) Njehsoni vëllimin e raftit ne cm3 dhe m3. Shpjegoni si janë të lidhura këto shifra.
c) Ç'përqindje të hapësirës së raftit zënë 30 arka?
d) Gjeni syprinën e një kutie kartoni.
Kanoçet janë në formë cilindrike, siç tregohet në figurë, dhe kanë të njëjtin vëllim si kutitë e kartonit.
e) Sa ështe rrezja e kanoçes?
f) Kanoçet mund të stivohen, siç është treguar në figurë. Gjeni sa kanoçe mund të futen në një arkë me përmasat e mësipërme?
g) Në qoftë se kanoçja dhe kutia do të kishin të njëjtën kosto, kë do të blinit? Argumentoni përgjigien tuaj.
