Pyetja
Ata menduan të merrnin me qira tenda të llojeve të ndryshme. Një lloj tende është treguar në figurën në shkallë. Ajo ka 2 shufra vertikale të cilat shkojnë deri në çati. Litarët AP, BQ, CQ dhe DP bashkojnë pikat A, B, C dhe D, të cilat janë në nivelin e tokës, me pikat P dhe Q të cilat janë 8,6 m mbi tokë. Duke supozuar që litarët AP, BQ, CQ dhe DP përfaqësojnë drejtëzat, llogaritni:
a) gjatësinë e QC.
b) këndin që litari CQ formon me boshtin horizontal.
Një tendë tjetër ka formën e cilindrit me një kon në majë.
c) Llogaritni vëllimin e tendës.
d) Llogaritni syprinën e çatisë dhe syprinën anësore të tendës.
Kompania e tendave plotësoi një faturë prej 50 000 lekësh për qiranë e tendës, plus 100 lekë për metër kub për tendat me madhësi më të madhe se standardja (8 m 6 m 3 m).
e) Gjeni cila tendë është më e lirë për t'u marrë me qira duke krahasuar vëllimet e të dyja llojeve?
