Pyetja
Miqtë i vendosin çmimet e pjatave si më poshtë:
- Të gjitha pjatat e para 400 lekë
- Pjatat kryesore 1500 lekë (e shtrenjtë), 1300 lekë (mesatare), 1100 lekë (e lirë)
- Ëmbëlsira 300 lekë
Duke supozuar se çdo klient do të marrë pjatën kryesore, por jo të gjithë do të marrin edhe një pjatë të parë ose një ëmbëlsirë, përdorni studimin e tregut dhe çmimet, për të vlerësuar probabilitetin që një klient të shpenzojnë më shumë se 1750 lekë.
Rezultatet e studimit të tregut
- P(klienti merr pjatën e parë) = 0,7
- P(klienti që merr pjatën e parë, merr edhe pjatën kryesore të shtrenjtë) = 0,2
- P(klienti që merr pjatën e parë, merr edhe pjatën kryesore mesatare) = 0,5
- P(klienti që merr pjatën e parë, merr edhe pjatën kryesore të lirë) = 0,3
- P(klienti që nuk merr pjatën e parë, merr pjatën kryesore të shtrenjtë) = 0,4
- P(klienti që nuk merr pjatën e parë, merr pjatën kryesore mesatare) = 0,4
- P(klienti që nuk merr pjatën e parë, merr pjatën kryesore të lirë) = 0,2
- P(klienti merr ëmbëlsirë) = 0,4
