Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa II

Zgjidhja e ushtrimit 3

Zgjidhja e ushtrimit 3 të mësimit Vlerësim 1 në librin Matematika 10 - 11: Pjesa II nga shtëpia botuese Botime Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.


Pyetja

Mësuesja e çoi klasën e saj në kopshtin zoologjik për të parë majmunët. Një fëmijë çapkën e hapi derën e kafazit dhe i la majmunët të dilnin jashtë, aty ku ishin fëmijët. Mësuesja numëroi rreth 70 kokë dhe bishta. Raporti midis kokëve dhe bishtave ishte afërsisht 3 : 2. Ajo e di që numri i fëmijëve është numër i thjeshtë. Sa fëmijë ka klasa?

Zgjidhja

Gjejmë afërsisht se sa kokë dhe sa bishta ka gjithsej: 3x+2x=705x=70x=143x + 2x = 70 \rArr 5x = 70 \rArr x = 14, që do të thotë se kemi afërsisht 3×14=423 \times 14 = 42 kokë dhe 2×14=282 \times 14 = 28 bishta.

Meqë kemi 28 bishta, do të thotë që kemi 28 majmunë. Majmunët kanë dhe kokë, ndaj 42 - 28 = 14 kokë të mbetura që nuk janë majmunë.

Mësuesja di që numri i fëmijëve është i thjeshtë, por 14 nuk është numër i thjeshtë. Përderisa raporti i kokëve dhe bishtave ishte përafërsisht 3 : 2, atëherë marrim numrin më të afërt të thjeshtë me numrin 14, që është numri 13, dhe mund të themi se klasa ka 13 fëmijë.