Pyetja
a) Një fetë djathi, ka formën e një prizmi, me prerje tërthore një trekëndësh kënddrejtë. Trekëndëshi i ka brinjëtt 3 cm, 7.2 cm dhe 7.8 cm. Gjatësia e prizmit është 15 cm.
Gjeni:
- syprinën e përgjithshme të djathit;
- vëllimin.
b) Një kaush akulloreje ka formën e një koni me lartësi 12 cm dhe me rrethin e jashtëm të bazës me rreze 4 cm. Rrethi i brendshëm është 3,9 cm. Gjeni vëllimin e biskotës që përbën kaushin e akullores.
c) Një piramidë e bërë prej ari, e ka bazën drejtkëndësh me përmasa 55 cm 40 cm. Lartësia e piramidës është 65 cm.
- Njehsoni vëllimin e piramidës.
- Arin e shkrijmë dhe me të bëjmë sfera me diametër 10 cm. Sa sfera të tilla të plota formohen?
d) Një tub qelqi është 8 cm i gjatë, me rreze të jashtme 0,5 cm dhe me një vrimë qendrore me diametër 0,5 cm. Gjeni:
- vëllimin e qelqit;
- masën e tubit, në qoftë se dendësia e qelqit është 2,6 g/cm3.
