Pyetja
Shkolla e gjuhëve të huaja ka 80 nxënës. Të 80 nxënësit flasin të paktën një nga gjuhët frëngjisht, italisht ose spanjisht. 7 nxënës flasin frëngjisht, italisht dhe spanjisht. 15 nxënës flasin frëngjisht dhe italisht. 26 nxënës flasin frëngjisht dhe spanjisht. 17 nxënës flasin italisht dhe spanjisht. 41 nxënës flasin frëngjisht. 52 nxënës flasin spanjisht.
- Vizato një diagram Veni për të paraqitur informacionin.
- Zgjidhet rastësisht një nxënës. Gjej probabilitetin që ky nxënës flet frëngjisht por jo italisht.
- Jepet që nxënësi flet spanjisht. Gjej probabilitetin që ky nxënës flet gjithashtu frëngjisht.
