Pyetja
Anda bën një anketë për njerëzit që janë duke notuar në pishinën e lokalit të saj. 15 notojnë në stilin flutur. 12 notojnë në stilin bretkosë. 7 notojnë në të dy stilet, flutur dhe bretkosë.
- Vizato një diagram Veni. i) Shkruaj numrin për stilin flutur dhe stilin bretkosë në pjesën ku dy rrathët mbivendosen. ii) Sa vetë mbeten për pjesën tjetër të rrethit të stilit flutur? Shkruaj përgjigjen në diagramin tënd të Venit. iii) Sa vetë mebeten për pjesën tjetër të rrethit të stilit bretkosë? Shkruaj përgjigjen në diagramin tënd të Venit.
- Gjej numrin gjithsej në diagramin tënd të Venit.
- Sa është probabiliteti që një person i zgjedhur rastësisht i) noton në stilin flutur dhe në stilin bretkosë? ii) noton vetëm në stilin flutur?
- Jepet se personi i zgjedhur rastësisht noton në stilin flutur. Sa është probabiliteti që ai noton gjithashtu në stilin bretkosë?
