Pyetja
Masa e këndit të jashtëm të një shumëkëndëshi të rregullt është në përpjesëtim të zhdrejtë me numrin e brinjëve të shumëkëndëshit.
- Sipas Sarës, kjo do të thotë se në qoftë se një shumëkëndësh e ka numrin e brinjëve sa dyfishi i numrit të brinjëve të një shumëkëndëshi tjetër, atëherë masa e këndit të jashtëm është sa gjysma e masës së këndit të jashtëm të shumëkëndëshit fillestar. A ka të drejtë Sara? Shpjego.
- Masa e këndit të jashtëm të një gjashtë këndëshi të rregullt është 60°. Sa është masa e këndit të jashtëm të një shumëkëndëshi të rregullt me 20 brinjë?
