Pyetja
Një klinikë kirurgjie veterinare ka 130 klientë të cilët mbajnë lepuj, 150 klientë që mbajnë qen, 75 klientë që mbajnë mace dhe 60 klientë që mbajnë kavie. Një veteriner i klinikës do të bëjë një anketë me anë të një zgjedhjeje të shtresëzuar me vëllim 50.
- Sa klientë duhet të zgjedhë nga secili grup?
- Shpjego se si mund t'i zgjedhë klientët nga secili grup.
