Zgjidhja e ushtrimit 17 të mësimit 2.2B në librin Matematika 12 (me zgjedhje) nga shtëpia botuese undefined me autorë Brian Jefferson, David Bowles dhe Eddie Mullan.
Pyetja
Për trenat e shpejtë është investuar në një program të ri, që përpunon oraret. Numri i ankesave të marra nga pasagjerët për çdo muaj të vitit pasues u modelua, duke përdorur progresionin aritmetik. Në muajin e parë u mblodhën 152 ankesa. Ky numër u zvogëlua në 140 ankesa në muajin e dytë.
a) Me anë të këtij modeli, tregoni që gjatë gjithë vitit, u morën gjithsej 1032 ankesa.
Shoqëria që administron trenat pretendon se numri i ankesave është zvogëluar afërsisht me 60% nga gjashtëmujori i parë i vitit në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.
b) Duke përdorur këtë model, përcaktoni nëse shoqëria ka të drejtë.
c) Komentoni mbi përshtatshmërinë e këtij modeli për vitin e ardhshëm.