Pyetja
Një test për një sëmundje të caktuar jep ose rezultat pozitiv (sëmundja e pranishme) ose rezultat negativ (sëmundja jo e pranishme). Ky test identifikon me saktësi 93% të rasteve, kur sëmundja është e pranishme. Përqindja e rasteve, kur sëmundja nuk është e pranishme, por testi rezulton pozitiv, është 7%.
- Gjeni përqindjen e të gjitha rasteve ku testi rezulton pozitiv, nëse dihet se 29% e personave që po testohen kanë sëmundjen.
- Duke ditur që një person merr rezultat pozitiv të testit, gjeni probabilitetin që ai ta ketë sëmundjen.
