Pyetja
Supozoni që 1 në çdo 100 meshkuj dhe 1 në çdo 10000 femra nuk dallojnë dot ngjyrat. Duke supozuar që në popullatë ka një numër të barabartë meshkujsh dhe femrash, përdorni formulën e probabilitetit me kusht për të gjetur probabilitetin që një person i zgjedhur rastësisht të jetë femër, kur dihet që ky person nuk arrin të dallojë ngjyrat.
