Pyetja
Një shitës shet fshesa me korrent me çmim 12000 lekë secila. Në një javë, ai merr 2 % komision për shitjen e fshesës së parë, 4% komision kur shet fshesën e dytë, pra komisioni rritet me numrin e shitjeve me 2%. Kështu që, ai merr 30% komision për shitjen e fshesës së pesëmbëdhjetë. Komisioni mbetet i fiksuar në 30% për shitjen e të gjitha fshesave, pas shitjes së fshesës së 15-të gjatë asaj jave.
- Llogaritni sa komision merr ai në një javë për shitjen e: i) fshesës së parë; ii) fshesës së pestë; iii) fshesës së njëzetë.
- Në një javë, ai shet 40 fshesa korrenti. Sa komision merr ai gjithsej gjatë kësaj jave?
