Pyetja
Anëtarët e një biblioteke lexojnë ose libra me mistere $(M)$, ose libra argëtimi $(G)$ ose libra fantastiko-shkencorë $(E)$. $P(M) = 0.5$, $P(G) = 0.4$ dhe $P(E) = 0.6$. Dihet se asnjë nuk lexon edhe libra argëtimi, edhe libra fantastiko-shkencorë dhe se $P(M \cap G) = 0.3$.
- Vizato një diagram Veni dhe trego probabilitetet në të.
- Gjej:
- $P(M \cup G)$
- $P((M \cap G) \cup (M \cap E))$
- A janë të pavarura ngjarjet $G'$ dhe $M$. Argumento përgjigjen.
