Pyetja
Dihet se 4% e një popullate ka një problem gjenetik. Studiuesit kanë përgatitur një test që ndihmon diagnostikimin e këtij problemi gjenetik.
Në qoftë se një person e ka këtë problem gjenetik, atëherë testi është pozitiv me probabilitet 0.9.
Në qoftë se një person nuk e ka këtë problem gjenetik, atëherë testi është pozitiv me probabilitet 0.02.
- Vizato një diagram pemë për të paraqitur këtë informacion.
- Nga popullata zgjidhet një person dhe testohet për këtë problem gjenetik. Gjej probabilitetin që testi del negativ.
- Një mjek zgjedh rastësisht një person nga popullata dhe i bën testin për problemin gjenetik. Jepet se përfundimi i testit është negativ. Gjej probabilitetin që ky person e ka problemin gjenetik.
- Komento cilësinë e këtij testi.
