Pyetja
Probabilitetet që në një ditë të zgjedhur rastësisht, Bujari të shkojë në punë me veturën e tij, me autobus ose me taksi janë përkatësisht 0.1, 0.6 dhe 0.3. Probabilitetet që ai të jetë me vonesë në punë kur përdor një nga këto mënyra për të shkuar në punë janë përkatësisht 0.55, 0.3 dhe 0.05.
- Vizato një diagram pemë për të paraqitur këtë informacion.
- Gjej probabilitetin që në një ditë të zgjedhur rastësisht,
- Bujari përdor autobusin dhe është me vonesë.
- Bujari është me vonesë.
- Jepet se Bujari është me vonesë, gjej probabilitetin që ai nuk ka udhëtuar me veturën e tij.
