Pyetja
Pikat A dhe B janë përballë njëra-tjetrës, në brigjet e kundërta të një lumi 100 m të gjerë, i cili rrjedh me shpejtësi 2 m/sek. Një varkë, e cila mund të lundrojë me shpejtësi 4 m/sek në ujë të qetë niset nga pika A, për në bregun tjetër të lumit.
- Në qoftë se varka lundron mespërmes lumit, sa larg nga pika B do të jetë ajo, kur të arrijë bregun tjetër?
- Në cilin drejtim duhet të lundrojë varka, në mënyrë që ajo të mbërrijë pikërisht te pika B?
