Pyetja
Një shkollë me 1000 nxënës ka një klub të ri veprimtarish jashtëshkollore. Duam të dimë sa pëlqehet ai nga nxënësit e shkollës. Shkolla ka tri cikle me 150 nxënës secili dhe dy cikle me 275 nxënës secili. Për përzgjedhjen e një kampioni prej 40 nxënësish, u menduan tri teknika kampionimi.
Emërtoni secilën prej teknikave të dhëna më poshtë.
- 40 nxënës përzgjidhen në mënyrë rastësore nga një listë e të gjithë nxënësve, duke përdorur numra të rastësishëm nga 1 në 1000.
- Të gjithë nxënësit u renditën sipas viteve dhe klasave dhe secilit prej tyre iu bashkëngjit një numër rendor. Një nga 25 nxënësit e parë u përzgjodh rastësisht dhe më pas u përzgjodh çdo nxënës i 25-të, duke nisur numërimin nga nxënësi i parë i përzgjedhur, derisa u plotësua kampioni prej 40 nxënësish.
- Të gjithë nxënësit u renditën sipas viteve dhe klasave. Secilit prej tyre iu bashkëngjit një numër rendor. Nga tri ciklet shkollore më të vogla, u përzgjodhën nga 6 nxënës, ndërsa nga dy ciklet shkollore më të mëdha, u përzgjodhën nga 11 nxënës.
