Pyetja
Një gazetar do të shkruajë një artikull mbi çmimin mesatar të shtëpive në vendin e tij. Për këtë, ai shkoi të pyesë agjencitë e pronave të patundshme afër zyrave qeveritare në kryeqytetin e vendit. Gazetari llogariti që çmimi mesatar i shtëpive që shiteshin nga agjencitë e pyetura, ishte 9 milionë lekë. Bazuar në këto të dhëna, në çfarë përfundimi mund të arrijë kryeredaktori i gazetës dhe sa i besueshëm është ky përfundim?
