Pyetja
Drejtuesi i një shoqate sportive do të ndërtojë një zgjedhje nga anëtarët e shoqatës. secili nga anëtarët e shoqatës ka një numër identifikimi. Në shoqatë, 121 vetë luajnë futboll, 145 luajnë vollejboll dhe 104 luajnë basketboll. Çdo anëtar luan vetëm një lloj sporti.
- Shpjego si do të veprojë drejtuesi i shoqatës për të ndërtuar një zgjedhje të rastit të thjeshtë prej 30 vetash dhe trego një mangësi të kësaj metode zgjedhjeje.
- Drejtuesi vendos të bëjë një zgjedhje të shtresëzuar prej 30 anëtarësh. Trego përparësitë e kësaj meotde zgjedhjeje.
- Gjej numrin e anëtarëve të shoqatës që drejtuesi duhet të zgjedhë nga secili lloj i sporteve.
