Pyetja
Disa nxënës marrin pjesë në një garë me pengesa. U mbajt shënim koha me të cilën një nxënës e përshkon garën. Rezultatet tregohen në histogramë.
- Jep një arsye që justifikon përdorimin e histogramës për paraqitjen e këtyre të dhënave.
- Numri i nxënësve që e patën kohën midis 60 dhe 70 sekonda, ishte 90. Gjej numrin e nxënësve që e patën kohën midis 40 dhe 60 sekonda.
- Gjej numrin e nxënësve, koha e të cilëve ishte 80 sekonda ose më pak.
- Njehso numrin gjithsej të nxënësve që morën pjesë në garë.
