Pyetja
Arbri thotë se një ndryshore rasti $X$ ka shpërndarje të probabiliteteve që jepet nga ky densitet i probabiliteteve:
$P(X=x) = \frac{2}{x^2}$, $x=2, 3, 4$
- Shpjego se si e kupton ti që funksioni i Arbërit nuk përshkruan një shpërndarje të probabiliteteve.
- Jepet se densiteti i probabiliteteve korrekt ka formën $P(X=x) = \frac{k}{x^2}$, $x=2, 3, 4$ ku $k$ është një konstante. Gjej vlerën e saktë të $k$.
