Pyetja
Keni vendosur të shtroni dyshemenë e klasës me pllaka me tri ngjyra të ndryshme.
Të gjitha pllakat janë katrore, me brinjë 0,5 m. Ato kushtojnë:
- pllakat blu, 1300 lekë metri katror;
- pllakat e kuqe, 1500 lekë metri katror;
- pllakat me motiv, 2100 lekë metri katror.
Vizatoni dy modele të ndryshme për dyshemenë e klasës suaj.
Llogaritni çmimin për secilin prej modeleve.
