Pyetja
Në fletën me katrorë paraqitet harta e Shqipërisë. Brinja e katrorit është 22 km. Numëroni me kujdes katrorët brenda hartës. Plotësoni.
- Brenda hartës së Shqipërisë janë afërsisht __________ katrorë.
- Sipërfaqja e Shqipërisë është afërsisht __________ km2.
- Largesa Tiranë-Shkodër është afërsisht __________ km (në vijë ajrore).
- Largesa nga pika më veriore A (Vermosh) në pikën më jugore B (Konispol) është afërsisht __________ km (në vijë ajrore).
- Bëni një pyetje të ngjashme për shokun ose shoqen tuaj.
