Pyetja
Në pjesën me ngjyrë të verdhë të tabelës 4, shkruani një numër 3-shifror. Pjesëtojeni këtë numër me 10, 100, 1000 (duke përdorur makinën llogaritëse). Plotësoni rreshtat e tabelës me përfundimet e gjetura, duke vendosur shifrat e numrave në vendvlerat përkatëse.
Përsëriteni edhe njëherë veprimtarinë (me një numër tjetër 3-shifror) për të plotësuar tabelën 5.
Duke vëzhguar përfundimet e tabelave, mund të nxirren përfundime të rëndësishme. Shkruajini ato:
Kur pjesëtoni me 10, shifrat e numrit zhvendosen _________ shtyllë __________.
Kur pjesëtoni me 100, __________.
Kur pjesëtoni me 1000, __________.
