Pyetja
Duke përdorur këto 100 kuti, formoni “Sitën e Eratostenit”.
- 1 nuk është numër i thjeshtë. Ai ka vetëm një faktor, numrin 1. Qarkoni numrin 1.
- Numri 2 është numër i thjeshtë. Ngjyrosni numrin 2.
- Numri 2 është faktor i shumëfishave të tij. Shumëfishat e numrit 2 nuk janë numra të thjeshtë. Bëni një kryq mbi të gjithë shumëfishat e këtij numri.
- Numri 3 është numër i thjeshtë. Ngjyrosni numrin 3.
- Numri 3 është faktor i shumëfishave të tij. Shumëfishat e numrit 3 nuk janë numra të thjeshtë. Bëni një kryq mbi të gjithë shumëfishat e këtij numri.
- Numri 5 është numër i thjeshtë. Ngjyrosni numrin 5.
- Numri 5 është faktor i shumëfishave të tij. Shumëfishat e numrit 5 nuk janë numra të thjeshtë. Bëni një kryq mbi të gjithë shumëfishat e këtij numri.
- Përsëriteni këtë veprim me numrat e tjerë të thjeshtë. Në secilin rast, filloni nga numri i thjeshtë i radhës.
- Shkruani tani të gjithë numrat e thjeshtë deri në 100.
Numrat e thjeshtë 2; 3; 5; 7; ______________
