Pyetja
Janë dhënë kufizat e para të një vargu.
| Pozicioni | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Numri | 5 | 9 | 13 | 17 | 21 | 25 | 29 |
Rregulli për të formuar këtë varg
Ju e formuat këtë varg duke i shtuar 4 kufizës paraardhëse.
Shkruani dhe tri kufiza të tjera për secilin nga vargjet:
- 6; 9; 12; 15; ___________; ___________; ___________
- 5; 11; 17; 23; ___________; ___________; ___________
- 3; 2; 1; 0; -1; ___________; ___________; ___________
- 1; 2; 5; 10; 17; ___________; ___________; ___________
Për secilin varg, shkruani rregullin e formimit të kufizës pasardhëse. Gjeni kufizën që ndodhet në pozicionin e 10 në secilin varg.
