Pyetja
Era tha: – Kemi ngrënë $2\frac{7}{3}$ e biskotave. Jo, – iu përgjigj Ela, – kemi ngrënë $2\frac{1}{3}$ biskota.
Cila prej tyre ka të drejtë? Argumentoni përgjigjen.
- Agimi veproi në këtë mënyrë për të kthyer numrin e përzier $5\frac{2}{3}$ në numër thyesor: $5\frac{2}{3} = \frac{2}{3} + \frac{2}{3} + \frac{2}{3} + \frac{2}{3} + \frac{2}{3} = \frac{5 \times 2}{3} = \frac{10}{3}$. Ndërsa Elona veproi kështu: $5\frac{2}{3} = 5 + \frac{2}{3} = \frac{5 \times 3 + 2}{3} = \frac{17}{3}$. Cili prej tyre ka vepruar drejt? Argumentoni përgjigjen tuaj.
- Bashkëbisedoni me shokët. Tregoni si mund të kthehet një thyesë jo e rregullt në numër të përzier dhe anasjellas. Jepni shembuj.
